“Po vijnë kinezët”, një ekip prej 9 ekspertësh me pajisje dhe ilaçe zbarkon në Romë

“Po vijnë kinezët”, një ekip prej 9 ekspertësh me pajisje dhe ilaçe zbarkon në Romë

Ndryshe nga disa javë më parë, kur shihej si burim i koronavirusit dhe rrezik potencial për infeksion, Kina tani po shihet si shpëtim. Epidendra e asaj që më pas u shndërrua në pandemi regjistroi dje vetëm 8 raste të reja, ndërkohë që ka mbyllur të gjitha spitalet qëu ndërtuan nga e para posaçërisht për koronavirusin.  Duke e konsideruar pothuajse të fituar betejën me atë që në Europë shihet se “armiku” më i madh në këtë moment, ekspertët kinezë janë gati të japin asistencën e tyre në Itali. Një ekip prej nëntë ekspertësh zbarkuan të enjten në mbrëmje në aeroportin e Romës, së bashku me një ngarkesë të madhe ndihmash të dërguara nga Kryqi i Kuq Kinez drejt Kryqit të Kuq Italian.

Në aeroplanin Airbus A-350, i cili u nis nga Shanghai, kanë mbërritur aparatura për frymëmarrje, elektrokardiografi, maska, ilaçe dhe pajisje të tjera shëndetësore. Ekipi që mbërriti në Romë për të ndihmuar kolegët italianë, drejtohet nga nënkryetari i Kryqit të Kuq Kinez, Yang Huichuan, dhe nga Liang Zongan, një profesor i shquar në fushën e sistemit kardiopulmonar, së bashku me pediatër, infermierë dhe pjesëtarë të stafit që menaxhuan urgjencën e koronavirusit në Kinë, gjithsej 6 burra dhe 3 gra.

Tridhjetë e një ton furnizime shëndetësore, mbi 700 instrumente të siguruara nga spitali Ruijin i Shkollës së Mjekësisë Shanghai Jiaotong, duke përfshirë pajisje ventiluese, monitorët dhe defibrilatorë do të përdoren pë të prekurit nga koronavirusi. "Ne përzgjodhëm pajisjet që rezultuan të dobishme gjatë praktikave klinike", tha Sun Shuopeng, zv / drejtori i CRI kineze, duke përfshirë disa ilaçe bimore, siç është kapsula Lianhuaqingwen, midis përforcimeve mjekësore të sjella në Romë. "Ka rezultuar efektive në trajtimin e Covid-19, vendet e tjera kanë filluar të mësojnë efektivitetin e trajtimit me ilaçe tradicionale kineze," tha Sun Shuopeng. / Corriere.it /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy