Studimi/ Meksika, vendi më vdekjeprurës në botë për gazetarët

Studimi/ Meksika, vendi më vdekjeprurës në botë për gazetarët

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka publikuar raportin e saj vjetor për vrasjet e gazetarëve dhe të stafit të mediave. Institucioni renditi 49 vdekje në të gjithë botën në vitin 2019, përfshirë tre gra.

Raporti bazohet në analizën e dy faktorëve, përkatësisht "gjendjes së sigurisë së shtypit dhe informacionit të detajuar mbi rrethanat që lidhen me vdekjen e 49 punonjësve të mediave të renditura" në dokument.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se numri i vdekjeve është më i ulëti që nga viti 2000 kur Federata numëroi vetëm 37 vdekje.

Amerika Latine është rajoni me numrin më të madh të vrasjeve, me 18 raste të konfirmuara, e ndjekur nga Paqësori-Azia (12), Afrika (9), Lindja e Mesme dhe bota arabe (8) dhe Evropa (2).

Meksika kryeson listën si vendi më i rrezikshëm për punonjësit e mediave - jo vetëm në Amerikën Latine dhe Karaibe, por në të gjithë botën - me 10 vrasje të raportuara.

Sa i përket Evropës, në raport përmenden vrasjen e dy gazetarëve: Lyra McKee, e cila u qëllua ndërsa po mbulonte një trazirë në qytetin e Irlandës Veriore të Derry, në prill, dhe Vadym Komarov, i cili vdiq disa javë pasi u sulmua nga individë të paidentifikuar në Cherkasy, të Ukrainës Qendror.

Sipas njoftimit për shtyp, statistikat nxjerrin se së pari, kërcënimet, ngacmimet, burgosjet dhe vrasjet nuk ndodhin më vetëm në vendet në luftë. Së dyti, viktimat janë kryesisht gazetarë vendas. Në shumicën e rasteve, janë artikuj dhe raporte për abuzime të pushtetit, korrupsion dhe krim që kanë çuar në dhunë dhe vrasje në shënjestër. /Euronews/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy