
Moti i ngrohtë në Greqinë perëndimore është bërë shkak për një spektakël të frikshëm rrjetash merimange me një shtrirje në gjatësi 300 metër. Një sipërfaqe e tërë është mbuluar në Aitoliko.
Ekspertët thonë se ky është një fenomen sezonal, i cili shkaktohet merimangat Tetragnatha, të cilat i ndërtojnë strehat e tyre me rrjetë për qëllime çiftimi.
Po ashtu, prania e mushkonjave mendohet se e ka nxitur rritjen e numrit të merimangave.
Maria Chatzaki, profesoreshë e biologjisë molekulare dhe gjenetikës në Universitetin Demokratik të Thrakës, Greqi, thotë se temperaturat e larta, lagështia e mjaftueshme dhe ushqimi i kanë krijuar kushtet ideale që këto specie të riprodhohen në numër të madh.
"Merimangat të përfitojnë nga këto kushte dhe bëjnë një lloj feste, ato bashkohen, riprodhohen dhe sigurojnë një brez të ri të tërë. Ato nuk janë të rrezikshme për njerëzit dhe nuk do të shkaktojnë ndonjë dëmtim të florës së zonës”, shpjegon ajo.



