90 minuta emocione, gola, dhe spektakël u zhvilluan sot në miqësoren e luajtur në Antalia mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Një sfidë spektakolare ku u shënuan plot pesë gola dhe në fund fitues doli Shqipëria e drejtuar nga tekniku Krisitian Panuçi që fitoi me rezultatin 2-3.
Një test tepër pozitiv për Shqipërinë të cilët dhuruan një performancë mjaft të bukur duke marrë një fitore të merituar përballë një kundërshtari tepër të fortë siç është Turqia.
Kuqezinjtë arritën që të ruajnë avantazhin edhe pse për një pjesë loje u detyrua të luajë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit Ledian Memushaj.
Turqia arriti që ta nisë më mirë ndeshjen duke rrezikuar në tre raste portën e Berishës me anë të Tosun, por që u ndal nga gardiani shqiptar.
Në minutën e 24-të vjen dhe goli i parë i ndeshjes me anë të bomberit Armando Sadiku, i cili pas një asisit perfekt të marrë nga ana e Odise Roshit arriti ta dërgojë topin në fund të rrjetës.
Festa e kuqezinjve nuk do ta ndalej këtu pasi sulmuesi elbasanas do të dyfishonte shifrat në minutën e 39-të, që sërish shënoi një gol spektakolar me kokë pas një tjetër asisti perfekt të marrë nga fieraku Roshi, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsinë e dy golave dhe me disavatazhin e një lojtari pas daljes me të kuq të Memushajt në të 41-tën.
Pjesa e dytë do të niste që në minutën e parë me gol për ekipin vendas që shënoi me anë të Under pas një hutimi të mbrojtes shqiptare.
Por, seria e golave do të vijonte ku në minutën e 55-të Eros Grezda shënon sërish për Shqipërinë duke realizuar dhe golin e tij të parë me fanellën kuqezi.
Turqia do të kundërpërgjigjej pas vetëm katër minutash me anë të Akbaba që shkurtoi rezultatin në 2-3 i cili do të mbetej i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.
Një fitore shumë e rëndësishme për Shqipërinë që bindi me lojën e saj.
Në këtë mënyrë epoka e Panuçit nis në mënyrën më të mirë të mundshme.
Goli i parë i shënuar nga Sadiku
Goli i dytë i shënuar nga Sadiku
Goli i tretë i shënuar nga Under
Goli i kateret i shenuar nga Grezda
Goli i peste i shenuar nga Akbaba



