“Kosova”/ Bumçi: Rama i dha kapital politik Vuçiçit. Të gjendet mekanizmi që detyron Beogradin të zbatojë marrëveshjen

“Kosova”/ Bumçi: Rama i dha kapital politik Vuçiçit. Të gjendet mekanizmi që detyron Beogradin të zbatojë marrëveshjen

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV situatën në Kosovë, duke u shprehur se dihet botërisht që Lista Serbe që ka ndikim nga Beogradi.

Bumçi vë në dukje se kryeministri Rama i ka dhënë një kapital të madh politik Vuçiçit përmes bashkëpunimit në “Ballkanin e Hapur”, duke i krijuar presidentit serb imazhin e një “paqebërësi”.

Bumçi tha se ndonëse duhet një shtensionim i situatës Kosovë-Serbi, është e rëndësishme që ndërkombëtarët t’i japin përgjigje pyetjes, cili është mekanizmi që do të detyrojë Beogradin të zbatojë marrëveshjet.

Askush s’u beson deklaratave të Vuçiç. Është e ditur botërisht se Serbia ka ndikim dërrmues mbi Listën Serbe. Zhvillimet në Veri të Kosovës dhe të gjitha vendimet merren nga Beogradi. Përveç kësaj kemi pasur përshkallëzim të vazhdueshëm të situatës në Veri të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-n u detyrua të thërriste Presidentin serb. Ne e dimë që Serbia s’është pjesë e NATO-s. Ai u thirr për t’u paralajmëruar se NATO ishte i përgatitur për të ndërhyjë në çdo situatë, prandaj duhet të tërhiqej. Kemi politikë të Serbisë për të destabilizuar rajonin si pjesë e botës serbe. Putini ka interes të krijojë vatra të tjera, për të zbehur vëmendjen e Perëndimit, për të krijuar lodhje. Serbia s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka pasur thirrje të vazhdueshme të BE dhe SHBA-së që të mos luajë më me dy karrige, por të vendosë”.

Bumçi tha se është në interesin e Moskës dhe Beogradit që Ballkani të përbëhet nga shtete të dobëta dhe të mos integrohet në BE.

Interesi i Serbisë dhe Rusisë është që Ballkani të mos integrohet në Evropë, të jetë me shtete të dobëta, gjysmë të dëmtuara, që s’janë demokratike, që s’kanë mirëqenie, krijojnë terrenin për ndërhyrje ruse dhe hegjemoni serbe. Serbia si Rusia s’është dakord me kufijtë, do që të zhbëjë situatën. Shtetet demokratike që funksionojnë nuk janë në interes të Serbisë, sepse arkivohet ëndrra për një Serbi të madhe. Të detyrosh kryeministrin e Shqipërisë të bëjë aleancë me Serbinë për Ballkanin e Hapur dhe t’u dalë kundër kryeministrave të Kosovës!  Çfarë e ka shtyrë kryeministrin shqiptar për të mos marrë parasysh Kosovën?!”

Ish-ministri demokrat thotë se partnerëve u duhet shtruar një argument, a duhet Serbia të zbatojë marrëveshjet, dhe cili është mekanizmi që do ta detyrojë Serbinë t’i zbatojë ato.

Fakti që sekretari i përgjithshëm i NATO-s dy muaj e gjysmë më parë thirri Presidentin serb do të thotë që situata ishte serioze. Ata e thirrën për t’i thënë do mbash përgjegjësi dhe NATO do reagojë. Vuçiç donte të fitonte kohë dhe situata është përshkallëzuar përsëri. Vuçiç arriti të merrte kryeministrin shqiptar, me të cilin izoloi Kosovën dhe fitoi pikë ndërkombëtare. Vuçiçi dilte si paqebërës që s’ka faj kur s’gjen dot gjuhën me Kurtin, pasi e gjen me Ramën. Rama i dha Vuçiçit kapital politik për të ndërtuar një imazh. Qeveria e Kosovës s’po bën gjë tjetër, por po zbaton marrëveshjen e vitit 2021. Vuçiç ka fituar kaq shumë terren me sjelljen e Ramës dhe ai do ta mbajë situatën të tensionuar sepse ndaj tij është bërë një tolerim i madh. Serbia është një regjim autoritar, për hir të paqes u mbyllën sytë. Çfarë deklaroi Rama publikisht në Bruksel? Mos i bëni presion Vuçiçit që t’i vendos sanksione Rusisë. Kjo është e paimagjinueshme, kryeministri i Shqipërisë bëhet avokat i Serbisë. Duan të mbijetojnë duke i thënë Perëndimit na lejoni të rrimë këtu pasi ne garantojmë paqen. Një pyetje mbetet pa përgjigje. E kuptoj që situata shtensionohet, u shty, është thjesht shtyrje kohe. I jepet kohë Vuçiçit të mos zbatojë një marrëveshje. Partnerëve u duhet shtruar një argument, a duhet Serbia të zbatojë marrëveshjet, dhe cili është mekanizmi që do ta detyrojë Serbinë t’i zbatojë. Shtensionimi i situatës është i rëndësishëm, por edhe pyetja si detyrohet Vuçiç të zbatojë një marrëveshje, edhe kjo është e rëndësishme dhe duhet të diskutohet me partnerët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy