Jashar Demiri Doktor i Shkencave psikologjike në “Zgjohu me MCN” ka komentuar për tabunë që shoqëria jonë ka për të shkuar te psikologu.
Ai shprehet se te psikologu nuk shkojë ata që kanë probkleme mendore, por ata që janë shumë të zgjuar për të mësuar se si ta përdorin ditur unë e tyre për veten dhe ata që kanë përreth.
Sipas tij sot rinia është në rrezik dhe kjo vjen si rezultat i jetës sedentare, kequshqyerjes, drogës, alkoolit.

Te psikologu nuk shkojnë ata që nuk kanë probleme por ata që duan të zgjidhin problemet, pra shkojnë ata që kanë nevojë sepse njeriu duhet të njohë veten, të mësojë me çfarë të merret dhe me çfarë jo, të kuptojë të menduarit e tepruar dhe zakonisht për psikologë s’kanë nevojë ata që nuk janë të mençur, por ata që janë shumë të zgjuar, të diturit për të mësuar se si ti shërbejnë më mirë vetes dhe të tjerëve përreth.
Unë kam thyer tabunë seksuale duke botuar dhe për këtë kemi folur dhe më herët. Në atë kohë dhe gruaja ime më ka kritikuar por më vonë dhe në botë jam thirrur dhe jam falënderuar se kam çarë një errësirë. Kjo është thyerje e tabuve. Një tjetër tabu është se kam punuar nja 20 vjet në ministri të drejtësisë kur kam çuar psikologe femra në burgjet e meshkujve dhe më kanë thënë a është ky në terezi dhe i kam dalë përballë kësaj pune dhe u arrit ajo që një psikologe femër në burgun e burrave zbuste sa 20 policë.
Qasja ndaj psikologut ka ndryshuar dhe në botë e kanë për krenari që të thonë kam psikologun tim, avokatin tim, pra dhe vetë psikologu ka nevojë të këshillohet për problemet e tij. Rinia shqiptare është pak në rrezik dhe rreziku vjen nga jeta sedentare, nga abuzimet e shumta, duhani, alkooli, drogat, e keqja vjen nga kequshqyerja.
Tek ne vijë nga të gjitha fushat dhe ne i këshillojmë, dhe ruajmë sekretet e tyre. Familjarët vijnë dhe më pyesin mua se çfarë ka pasur, çfarë ka ndodhur, por ajo që ne bëjmë është që përdorim shkencën dhe asgjë më shumë.



