Kryetari i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani thotë se të gjithë ne e kemi detyrim moral dhe kombëtar që të merremi me politikë, pasi nëse rrimë jashtë politikës, njerëzit e këqij do të merren me të.
Nga studio e “MCN Informacion”, ai deklaroi se duhet ndalur urgjentisht boshatisja e Shqipërisë dhe shitja e interesave tona kombëtare.
Prej katër vitesh bota ka hyrë në transformime të mëdha, që nga koronavirusi dhe lufta e Ukrainës, ku popujt janë ngritur dhe po mbrojnë identitetet e tyre të kërcënuara.
Edhe shqiptarët duhet të gjejnë hapësirën politike dhe ti bëjnë ballë kësaj furtune të majtë neoliberiste që sundon Shqipërinë këto 11 vite. Shqipëria është në një moment jashtëzakonisht delikat.
Ne si vende të vogla që nuk prodhojnë dot gjeopolitikë duhet të mbrojmë shtëpinë tonë, duke e mbrojtur nga shpopullimi, se po dolët nga Tirana Shqipëria është bosh.
Duhet ndalur urgjentisht boshatisja e Shqipërisë nga shqiptarët, duhet ndalur shitja e interesave të Shqipërisë për të forcuar pozitat e veta ndërkombëtare. Po cenohen rëndë interesat tona kombëtare.
Ngritja e një aksi vërtetësisht të djathtë dhe konservator. Ne jemi në pikën e fundi, gjysma apo treçereku i Shqipërisë me zor përballon jetën, me zor mbyll muajin.
Të gjitha këto kanë nevojë për një strategji kombëtare që ti themi stop kësaj vale që po na zhbën si popull.
Duhet ngritur një barrikadë, vendase e mbështetur nga shqiptarët dhe t’iu bëjmë ballë këtyre sfidave qofshin lokale, qofshin kombëtare.
Politika e vjetër ndan lojën bashkë, licencat bashkë, tenderat bashkë dhe po bëjnë një skeç.
Shqiptarët duhet të na votojnë ne se nuk jemi të implikuar, shenjat tona të gishtërinjve nuk gjenden as te gjaku dhe as te pasuria e tyre.
Duam një masë deputetësh, grup parlamentar që ia pamundëson edhe Partisë Socialiste edhe Partisë Demokratike që t’ia dalin vetëm.
Për të ndaluar Shqipërinë nga shitjet dhe pazaret. Nëse Rama dhe Berisha bien dakord dhe për nevojat e tyre duan ta nxjerrin Shqipërinë në pazar, siç po bën ky me Melonin në Gjadër, dhëndrin e Trump, ikën Sazani.
Ky e ka bërë moto, për pushtetin e vetë dhe tani e ka siklet se nuk po mbërrin dot te Donald Trump.
Berisha ka hallin se kujt do ia trashëgojë PD, por ne nuk mund ta lëmë më vendin në duart e Ramës dhe Berishës.
Partitë e reja vijnë të gjitha majtas dhe mungesa e përputhjes ideologjike na ka bërë që të dalim vetëm në zgjedhje.



