Hapet grup-kapitulli i fundit/ Musai: Nëse nuk fillojmë reformat nuk ka BE. S’kemi strategji kombëtare (VIDEO)

Hapet grup-kapitulli i fundit/ Musai: Nëse nuk fillojmë reformat nuk ka BE. S’kemi strategji kombëtare (VIDEO)

Analisti Engjëll Musai tha në studion e MCN Live se nëse vendi ynë nuk nis reformat nuk mund të hyjë në BE.

 

Duke vijuar Musai tha se ne nuk kemi një strategji kombëtare sesi do të operojmë. 

 

Këtu nuk ka siguri ushqimore, për ujërat, për jetën. Për tokën. Nuk ka infrastrukturë. Vetëm për të çarë të gjithë qytetet e Shqipërisë nga Tropoja deri në Ksamil kërkohen miliarda euro. Janë miliarda që ne nuk i bëjmë dot. Shikoni sa janë harxhuar për ujësjellësin e Tiranës. Filloi nga projekti italian në 1994. Kanë kaluar 11 mld euro, kanë firuar. Nuk i zgjidhim dot pa BE, pa teknologji se nuk kemi para. Ne po bëjmë amnisti fiskale. E kemi bërë një para 7 vitesh po diskutohet të falet 800 milionë euro. Këto 800 milionë euro, i thonë kanë hyrë në qarkullim 1.2 miliard euro. Ku janë. 

 

Tek ne nuk ka strategji kombëtare.

 

Sistemi është i kapur dhe i lidhur dhe funksionon në mënyrë kapilare, funksionon dhe në mënyrë vertikale dhe horizontale. Çdo gjë që ndodh në Ministrinë e Brendshme, në Prokurorinë e Përgjithshme, apo në gjykatë nuk është e rastësishme, por të sinkronizuara. Nëse ndodh një ngjarje, mundohen të mbulojnë të paktën drejtuesit e Ministrisë së Brendshme. I mbulon prokuroria. Gjykata i mbyll çështjet. 

 

Nëse nuk fillojmë reformat, nga reforma në drejtësi nuk ka be sot e 100 vjet. Ne nuk e kemi bërë reformën në drejtësi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy