Haradinaj thotë se lëvizja e kufijve i bën nder vetëm Putinit

Haradinaj thotë se lëvizja e kufijve i bën nder vetëm Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se s’ka lëvizje, as korrigjim, as ndarje, e as këmbim territoresh, duke shtuar se këto çojnë në luftë të re.

Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj ka vlerësuar se kushdo që luan me kufi, është duke ia bërë një nder Vladimir Putinit.

“Nuk ka asnjëri që dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër. “Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai.

Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan.

Kryeministri i vendit, po ashtu ka thënë se “miqësia jonë me Amerikën është e përhershme. Do të ketë Amerikë në Kosovë, përjetësisht”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy