Ka lindur në “Mbretëresha Geraldinë” bebi me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në vendin tone, prej 6150gr.

Ai është një bebe djalë i shëndetshëm, ndërsa në gjendje të mirë është edhe nëna, e cila ka pasur një lindje natyrale, bën të ditur mjeku obstetër-gjinekolog, Oljan Çela, i cili ka asistuar në lindjen e foshnjës.
Dr.Çela, thotë për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se nëna erdhi pas lindjes së tre vajzave me peshë mbi 4 kg.
Foshnja në Maternitetin tonë lindi me peshë 6kg, pacientja kishte edhe 3 vajzat të cilat e kishte lindur me peshe mbi 4kg.
Duhet theksuar se nëse nëna do vinte më vonë do kishte lindur rrugës.
Bebet që lindin me peshë më të madhe normalisht që paraqesin një sfidë për shërbimin e pediatrisë. Bebet që kanë peshë të madhe kanë një sfidë drejt ushqimit. Aty bëhet një punë kolosale si shërbimi i Neonatologjisë dhe shërbimet tjera.
Ajo që çka ne nuk duam të na ndodh është komplikimet për shkak të mosmarrjes së shërbimeve spitalore nga nënat.
Për shkak të rëndesës, kriter që një fëmije te lind para kohe, sigurisht ka disa patologji, p.sh., diabeti i pakontrolluar s’mund ta lëmë të shkoj deri në javën 40-42, për këtë arsye ne rekomandojmë që kjo shtatzëni të mos i kaloj 39 javëshin, që duhet një bebe që është në term.
Kjo ishte një sfide jo vetëm për mua, po për cilindo mjek që mund ta kishte, sepse vet procesi i lindjes ishte i komplikuar, ajo që ne kemi kujdesin gjate lindjes se bebeve me peshë të madhe kemi problemin me shpatullën, mund të na ndodhi disorcia e shpatullës që për fatin tonë të mirë nuk patëm problem por është komplikacion gjatë lindjes.



