Ortega trondit botën e biznesit, themeluesi i "Zara" tashmë njeriu më i pasur në botë

Ortega trondit botën e biznesit, themeluesi i "Zara" tashmë njeriu më i pasur në botë

Pavarësisht se pretendon titullin e njeriut më të pasur në botë, themeluesi i Zara, Amancio Ortega, është një nga njerëzit më misterioz të botës së biznesit.

Të mërkurën, Ortega mundi Bill Gates, duke u bërë personi më i pasur në botë, raporton "Forbes".

Ortega aktualisht ka një avantazh prej 200 milionë dollarësh mbi themeluesin e ‘Microsoft’ Bill Gates.

Sipas ‘Forbes’, Ortega ka mbajtur vendin e njeriut  më të pasur në botë edhe tri herë të tjera, por gjithmonë ka dorëzuar fronin brenda një dite.

Me gjithë pasurinë e fuqishme, shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për Ortega, të. Ai është një njeri jashtëzakonisht privat, rrallë shihet në publik dhe ka dhënë vetëm disa intervista gjatë gjithë karrierës së tij tepër të suksesshme.

Kjo karrierë filloi kur Ortega themeloi gjigantin e modës, “Zara” me bashkëshorten e tij Rosalia më 1975. Sot, ai zotëron marka të njohura si Zara, Massimo Dutti dhe Pull & Bear.

Ortega lindi në qytetin e Busdongo de Arbas, në Spanjë, në mars 1936.

Sipas “Forbes” Amancio Ortega është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në 85 miliardë dollarë.

Në muajt e fundit, Bill Gates dhe Jeff Bezos kanë luftuar për fronin, por duket se ishte Ortega ai që fitoi vendin e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy