Autori i sulmit në Strasburg vritet nga policia, ISIS: Ishte ushtari ynë (VIDEO)

Autori i sulmit në Strasburg vritet nga policia, ISIS: Ishte ushtari ynë (VIDEO)

Kanë zgjatur vetëm 48 orë kërkimet për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg. Cherif Chekatt është vrarë nga gjatë një operacioni blic të policisë franceze. Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, ka reaguar Shtetit Islamik, i cili nëpërmjet agjencisë Amaq, ka konfirmuar përgjegjësinë e sulmit.

“Chekatt ishte ushtari ynë. Ai çoi në fund një operacion që kishte për qëllim hakmarrjen për civilët e vrarë nga koalicioni ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Sipas burimeve policore, operacioni blic që i dha fund arratisë së vrasësit nisi mbrëmjen e së enjtes. Chekkat ka qenë duke ecur në rrugë, kur është rrethuar nga policia, mbi të cilën ka qëlluar sapo e ka kuptuar situatën.

BST, brigada e specilizuar për aksione të kësaj natyre në terren, është njoftuar nga një grua, e cila e ka njohur autorin e sulmit terrorist.

Dy ditë pas këtij sulmi, Chekatt gjendej ende në Neudorf, ku kishte mbërritur me taksi pas sulmit dhe kishte arritur të fshihte gjurmët.

Neudorf ishte zona që ai e njihte pëllëmbë për pëllëmbë dhe aty mund të jetë ndihmuar për t’u strehuar.

Të gjitha kërkimet për Chekatt ishin përqendruar në zonën Neudorf, ku ai është përpjekur të kërkojë ndihmë për të mjekuar plagën në krah, e shkaktuar nga plumbat e përdorur nga policia pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve. Bilanci zyrtar i viktimave është 3 persona, ndërsa Kamal, afgani që u qëllua ndërsa mbante në dorë fëmijën e tij, vdiq pas disa orësh në spital.

Ndërkohë, taksisti që u detyrua ta largonte nga vendi i ngjarjes, të cilit Chekatt i kurseu jetën sepse ishte mysliman, ka thënë se ai i kishte rrëfyer se vrasjet i kreu për t’u "hakmarrë për vëllezërit tanë në Siri".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy