
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.
Nuk dihet se cili do të jetë hapi i radhës i Kreut të Shtetit pasi maxhoranca ka nisur hapat për shkarkimin e tij.
Pikërisht një ditë pasi firmosi zyrtarisht dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, 30 qershor. Në këtë konferencë priten të merren shumë përgjigje për shumë pyetje që lindin në këtë situatë të tensionuar politike dhe institucionale e vendit.



