Fatmir Xhafaj, në daljen e parë publike si ministër i brendshëm, në praninë e kryeministrit Rama, propozoi vettingun në polici. Më tej Xhafaj u zotua për luftë ndaj kanabisit dhe garanci për zgjedhje. Kurse Rama shfaqi ambicien që policia shqiptare të jetë lider në rajon.



