PE miraton raportin/ Kërkon që Këshilli të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV

PE miraton raportin/ Kërkon që Këshilli të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV

Raporti për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian u miratua me shumicë dërrmuese në Parlamentin Europian, njoftoi raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.

Sipas Santos, raporti u miratua me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenime.

Santos theksoi se është koha për të kaluar në negociata të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Europian me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale.

Në dy raportet e miratuara të enjten, të cilat vlerësojnë progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Parlamenti i kërkon Këshillit të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me këto dy vende.

Ata kanë vënë në dukje kontekstin gjeostrategjik të marrëdhënieve me Rusinë dhe agresionin e saj kundër Ukrainës.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje BE-së për të vlerësuar në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë së një vendimi të tillë për stabilitet dhe unitet në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu kanë vlerësuar “orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian”, duke shprehur “mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE”.

Nuk ka munguar dhe thirrja nga ana e tyre që Shqipëria të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të funksionuar në mënyrë më efikase gjyqësore, për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy