Dosja e Unazës së Madhe/ Apeli i heq dënimin me burg Avdjol Dobit. Edhe pse nuk u dorëzua në polici, avokati bind gjykatën se është penduar.

Dosja e Unazës së Madhe/ Apeli i heq dënimin me burg Avdjol Dobit. Edhe pse nuk u dorëzua në polici, avokati bind gjykatën se është penduar.

I vetmi i dënuar nga dosja me dhjetra të dyshuar është administratori i kompanisë Dunwell Haberman LLC, Avdjol Dobi. Në korrik të vitit 2020, gjykata vendos ta dënojë me 9 muaj për akuzën e falsifikimit të dokumentave, dënim që konvertohet në 6 muaj për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

2 muaj më pas, Gjykata e Apelit le në fuqi të njëjtin vendim, por me një ndryshim: urdhëron aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal duke kthyer vuajtjen e dënimit nga burg në shërbim prove për 1 vit, me kushtin që të mos kryejë vepër tjetër penale në këtë periudhë.

Argumentet e avokatit mbrojtës të Avdjol Dobit se ai ishte në moshë të vogël dhe nuk kishte kryer më parë vepra penale, e bindën trupën e gjyqtarëve të mos e çojnë në burg.

 “Të mbahen parasysh rrethanat lehtësuese si dhe fakti se është i padënuar më parë, në moshë të re, ka pranuar fajësinë dhe është penduar.” u shpreh avokati gjatë seancës.

Hetimi i Prokurorisë arriti të provojë vetëm akuzën e falsifikimit të dokumentave, jo të mashtrimit, vepër e kallzuar nga Autoriteti Rrugor dhe e regjistruar nga Prokurori i çështjes. Edhe pse Dobi arriti të mashtrojë dhjetra zyrtarë dhe dy institucione për të përfituar 30 milion euro, pushimi i kësaj akuze nuk argumentohet fare në vendimin e prokurorisë. Prokuroria nuk ka kryer hetim as mbi noteren Xhevahire Brahaj e cila ka njehsuar si origjinale aktin e regjistrimit, firmën e Sekrtearit të Delaware dhe bilancet e firmës DH Albania.

Mbrapa gjithë kësaj skeme nuk është vetëm administratori i kompanisë, por janë persona të tjerë të lidhur drejtpërdrejt me politikën”, thotë avokati Redi Ramaj.

Nga 21 zyrtarët e pyetur dhe dyshuar në këtë hetim për kontrata me vlerë 30 milion euro, askush nuk u morr i pandehur.

Prokuroria shqyrtoi fillimisht dokumentacionin e Komisionit të Dhënies së Licencave Profesionale të Zbatimit në Ndërtim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por edhe pse konstatoi se një pjesë e tyre nuk ishin dorëzuar me vulë nga ana e firmës DH Albania, nuk konstatoi shkelje apo veprën e shpërdorimit të detyrës nga punonjësit shtetërorë. 

 “Vihet re gjithsesi, përveç dokumenteve që janë të apostiluara, ka edhe dokumente që i mungon ky formalitet. Mund të përmendimin disa vetëdeklarime e disa marrëveshje punësimi.”

Disa anëtarë të këtij komisioni janë promovuar më pas në detyra të larta pas mbylljes së hetimeve. Kryetarja e Komisionit,  Gerta Lubonja, vijon të mbajë detyrën e drejtores së Agjencisë të Menaxhimit të Burimeve Ujore, ndërsa një tjetër antar, Enea Karakaçi, është emëruar drejtor i Agjencisë të Burimeve të Rinovueshme.

Edhe zyrtarët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit shpëtuan nga ndjekja penale. Kontrata me kompaninë DH Albania ishte firmosur dhe një pjesë e fondeve kishin kaluar në llogarinë e kompanisë DH Albania, por në mënyrë enigmatike paratë u kthehen sërish në llogarinë e OST-së, duke i dhënë argument prokurorisë se nuk ka ndodhur dëmi ekonomik.

Titullari i këtij institucioni, Klodian Gradeci, lirohet nga detyra disa javë më pas dhe arrestohet për një tjetër çështje, por kryetari i Komisionit të Ofertave në këtë tender, Bledian Dalipi drejton sot kompaninë  OSSH duke u bërë një nga administratorët më të rëndësishëm të firmës shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Marrin poste publike më të larta për të siguruar imunitet, duke i bërë të gjitha raportet dhe auditet inefiçente”, thotë drejtori i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi.

Një investigim i BIRN zbulon se si një punonjës i firmës shqiptare të ndërtimit Gener 2 kishte paguar nga llogaria e kompansië tarifën 150 lekë për regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit për kompaninë DH Albania.

Asnjë përfaqësues i kësaj firme nuk rezulton të jetë pyetur qoftë edhe si person që ka dijeni për hetimin.

Por edhe pse kompania nuk u hetua nga prokuroria, për Gener 2 nisi ndëshkimi politik.

Në janar të vitit 2019, ministrja e sapoardhur në detyrë, Belinda Balluku revokon kontratën koncesionare për rrugën Thumanë – Kashar të firmosur mes ministrisë dhe kompanisë Gener 2.

2 vjet më pas, nisur nga një ankimim i depozituar nga firma e ndërtimit, Gjykata Administrative e Apelit urdhëron Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që të dërgojë për vendim në Këshillin e Ministrave kontratën. Vendimi u pranua, pa shfrytëzuar shkallën e gjykimit në Gjykatën e Lartë dhe qeveria miratoi kontratën në verën e vitit të shkuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy