Joe Biden, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka nxjerrë asnjë problem në lidhje me kalimin e tij në pushtet.
Këto zëra vijnë pas deklaratave të Trump, i cili nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të 2 nëntorit. Ndërkohë që Biden do të hyjë në Shtëpinë e bardhë në muajin janar, ai shprehet se deri më tani administrata është treguar e ‘sinqertë’ me të gjithë veprimet.
‘Nuk ka patur asnjë mashtrim dhe nuk besoj se do të ketë,’-shprehet Bisen.
Pas tre javësh, më në fund Trump ra dakord të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë, që nga e hëna. E gjitha kjo pavarësisht pretendimeve të tij se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Trump pritet më vonë të Mërkurën të bashkohet me avokatin e tij Rudy Giuliani në Gettysburg, Pennsylvania, ku po zhvillohet ajo që po përshkruhet si një "seancë dëgjimore" e shumicës republikane të senatit shtetëror. Kjo pasi ai shprehet i sigurtë në atë cilën e ka quajtur ‘betejë gjyqsore’.



