
<p>Opozita në Turqi ka paralajmëruar një protestë masive për të shtunën. Përmes saj kërkohet që qeveria të shpallë zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe të lirojë kryebashkiakun e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Në një lidhje Skype me MCN Informacion, gazetari Sokol Brahaj tha se situata mbetet e tensionuar. Ndërkohë, partia më e madhe opozitare në Turqi po përballet edhe me zgjedhjet e brendshme.</p> <blockquote> <p><em>Ka pasur incidente, por pasi ia arritën qëllimit, kanë vendosur që të shtunën të mblidhen në dy sheshet më të mëdha për të bërë tubimin më të madh ndonjëherë. Kështu ka njoftuar kreu i partisë republikane turke. Situata është ende e tensionuar. Qeveria Erdogan fajëson me fjalorin më të ulët liderët e opozitës, por ndërkohë edhe kjo nga ana e saj bën të njëjtën gjë. Brenda partisë opozitare më 6 prill do të ketë zgjedhje. </em></p> <p><em>Imamoglu është i vetmi që ia doli ta mundte Erdoganin. Nëse opozita ia arrin të mbledhë popullin, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Rendi publik në Turqi është i fortë, shteti është i fortë. Është derdhur ujë dhe gaz mbi protestuesit. Por edhe këta të fundit kanë lënduar shumë policë. </em></p> <p> </p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/P1MKG_KWwnU?si=imvBaamYRd5AHgXR" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



