Merkel do të takojë Vuçiç për Kosovën

Merkel do të takojë Vuçiç për Kosovën

Kosova, integrimi evropian dhe metodologjia e re e pranimit në BE do të jenë temat kryesore të diskutimit midis Aleksandar Vuçiç dhe kancelarit gjerman, Angela Merkel. Ata do të diskutojnë në një takim që do të bëhet brenda një muaji apo më shumë, shkruan e përditshmja serbe "Blic".

"Është e sigurt që pjesa më e madhe e bisedimeve të Vuçiçit me Merkelin do t'i kushtohet të dërguarit të ri (BE) për bisedimet Beograd-Prishtinë dhe axhendës së tij të ardhshme. Vuçiç mund të zbulojë se në cilin drejtim do të shkojnë bisedimet e udhëhequra nga Mirosllav Lajçak. Serbia është e përmbajtur tani për tani, pasi Lajçak vjen nga Sllovakia, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, kështu që ai do të bëjë çmos që të tregojë se nuk përfaqëson interesat e vendit të tij, por interesat e BE-së”, thotë burimi i Blic.

Presidenti Vuçiç tha sot se ai as nuk mund të konfirmojë dhe as të mohojë informacionin se ministri i Jashtëm Sllovak në largim, Miroslav Lajçak, do të ishte i dërguari i posaçëm i emëruar i BE-së në bisedimet Beograd-Prishtinë, duke thënë se ai nuk do ta përjashtonte këtë mundësi, por theksoi se personi i zgjedhur për dialogun Beograd-Prishtinë sigurisht që do të ndikohej fuqimisht nga Berlini.

Ai gjithashtu deklaroi se Lajçak është një njeri me përvojë, me arsim të lartë dhe inteligjent, i cili ka vendosur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Berlinin. / B92 /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy