Ministri serb ikën nga ceremonia në Mauthausen: Flamuri i Kosovës nuk ka vend këtu

Ministri serb ikën nga ceremonia në Mauthausen: Flamuri i Kosovës nuk ka vend këtu

Ministri serb, Aleksandar Vulin, është larguar nga ceremonia e përkujtimit të 72-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit nazist në Mauthausen, në Austri. Largimi i Vulinit në mes të ceremonisë ka ardhur për shkak të pranisë aty të një delegacioni të Kosovës.

Duke e quajtur “shteti fals i Kosovës”, Vulin ka thënë se “Flamuri i Kosovës nuk mund të ketë vend mes anëtarëve të koalicionit antihitlerian të vendeve fituese të Luftës së Dytë Botërore”.

“Shteti serb nuk mund të lejojë që sovraniteti dhe krenaria e tij të shkelmohen kaq brutalisht. Për këtë kemi prezantuar edhe një notë proteste”, citohet Vulin nga mediat serbe. / ANSA / G.S. / 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy