
“Ador Resort” është nxjerrë në shtije për afro 7 milion euro. Kjo është një nga pasuritë më të mëdha të sekuestruar e më pas konfiksuar për llogari të operacionit, ku në Brenog të Hasit u zbulua laboratori i përpunimit të heroinës në Shqipëri.
MCNTV ka siguruar publikimin e bërë nga institucionet shtetërore, ku për pasurinë e cila ishte pronë e Admir Hoxhës, sot në arrati, shteti kërkon një pronar të ri kundrejt vlerës 82.000.000 lekë.
Për anëtarët e grupit kriminal që sipas SPAK drejtohej nga Admir Hoxha u dhanë 125 vite dënim.
Më konkretisht, Admir Hoxha 12 vite (në arrati), Gjevi Ndoka 8.8 vite, Altin Avdyli 6.8 vite, Esat Mehmeti 10 vite, Petrit Suljemani 8.8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10.8 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4.8 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehaj 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4.8 vite, Hekuran Hoxha 10.8 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 2 vite, Xhavit Shyti 8 vite, Flamur Çela 8 vite.
Grupi i drejtuar nga Hoxha dhe me praninë e kimistëve turq kishte zgjedhur këtë banesë në të cilën jetonin dy të moshuar Mustafa dhe Anila Shuti, që pasi u arrestua plaku i shtëpisë ishte Gjykata e Kukësit e cila e liroi për shkak të moshës dhe ai ishte një kamuflim nga trafikantët.
Në këtë grup të goditur më 19 tetor 2018 rezultuan të përfshirë edhe Avdylajt e Shijakut si dhe Hekuran Hoxha i njohur si Roni i “Shijakut”.



