Urdhër për vetdeklarim/ Llabani: Formular për pastrimin e policisë. SPAK do dal me emra prokurorësh dhe gjyqtarësh që kanë nënvlerësuar dosje kriminale (VIDEO)

Urdhër për vetdeklarim/ Llabani: Formular për pastrimin e policisë. SPAK do dal me emra prokurorësh dhe gjyqtarësh që kanë nënvlerësuar dosje kriminale (VIDEO)

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Taulant Balla nxori një Urdhër, nëpërmjet të cilit detyrohen të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që të vetëdeklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionin e kriptuar “SKY-ECC”.

Sipas analistes Anduena Llabani, e ftuar në MCN live, ky urdhër, është në vazhdën e pastrimit të policisë nga element të inkriminuar dhe bashkëpunëtorë të krimit të organizuar.

Ajo thotë se efektivët policor, kanë qenë në dijeni të këtij formulari.

Efektivët në të gjitha sektorët policor, kanë pasur me kohë informacion se do të dalin shume shpejt këto formularë. Nëse bëhet fjalë për atë që kanë qenë të përfshirë, janë të vetëdijshëm se gati të gjithë e kanë përdorur një platformë të tillë. Kjo besohet të jetë një paralajmërim nga ministri Balla, për tu vet deklaruar nga radhët e policisë, edhe pse shumica prej tyre deklarojnë se nuk e kanë përdorur dhe kanë qëndrim mohues.

Jo si paranojë, por duket si një paralajmërim nga ministri, për tu vet larguar efektivët nga radhët e policisë.

E para, flitet për emra të rëndësishëm të kupolës së policisë së shtetit që o mund të largohen pa njollosur policisë dhe vetë ministrinë ose është një lëshim që ministri i bën pjesës më të madhe të policisë, duke i shpëtuar, amnistuar, në një fare mënyre.

Sipas Llabanit, emra të lartë të policisë së Shtetit, janë përmendur si pjesë e grupeve kriminale.

Tutje ajo thotë se sipas burimeve nga SPAK do të dalin edhe emra prokurorësh e gjyqtarësh që kanë qenë pjesë bashkëpunuese e këtyre strukturave.

Unë e kam thënë që në fillim, është thënë që në këto komunikime, emrat e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit janë përmendur si njerëz të këtyre grupimeve kriminale. Nuk mund te përmenden ix njeri në një grup kriminal kur nuk janë pjesë e saj, sepse janë dhënë fakte, dhe këto gjëra kanë mbaruar, janë kryer. Ka indice qe këta njerëz në Policinë e Shtetit kanë kryer punë, janë paguar, nëse kjo nuk quhet krim, ca të themi.

Pjesa më e madhe e drejtuesve te policisë janë brenda kokë e këmbe, sepse jo vetëm që janë siguruar materiale që këta kanë marrë pagesa, janë çuar porosi, janë marrë porosit, janë hequr dosje. Madje kam mësuar se shumë shpejt SPAK, te Metamoforza 2, do të ketë emra prokurorësh dhe gjyqtarët brenda SPAK. Nëse do arrijmë te kemi emra brenda organit që udhëheq Altin Dunami, do të shohim se shumë prokurorë dhe gjyqtarë kanë hequr fije nga dosja për ta nënvlerësuar veprën penale dhe për ta çuar dhe deleguar dosjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy