Dosja e AKSHI-t, Mitro: Presidenti duhej të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Dosja e AKSHI-t, Mitro: Presidenti duhej të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro, thotë se akuza e ngritur nga SPAK për drejtoreshën e AKSHI-t, nëndrejtoreshën dhe gjashtë persona të tjerë duhet të ishte bërë shkak për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga kreu i shtetit. 

 

Në një analizë në studion e MCN Informacion, Mitro tha se heshtja e kryeministrit Rama lidhur me këtë rast ngre shumë pikëpyetje.

 

Është një nga skandalet më të rënda që po i ndodh qeverisë së kryeministrit Rama. Për t’i mbetur prezumimit të pafajësisë, por duke analizuar cilësimin që SPAK i ka bërë këtij grupi si i strukturuar kriminal, atëherë nëse një grup i tillë ka në dorë sistemet tona të të dhënave personale, sistemet tona të sigurisë, të pronës, etj., atëherë jemi në kushtet e cenimit të sigurisë kombëtare. Gjithmonë pa marrë në analizë nëse ky cilësim nga SPAK-u mund të jetë joproporcional. Kemi një akuzë të SPAK për një grup të strukturuar kriminal, ku përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë që me kohën janë bërë biznesmenë dhe klientë të AKSHI-t. 

 

Në këto kushte, presidenti mund të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të kuptuar përmasat e këtij skandali. Kryeministri Rama, i cili ka folur për reformim të shërbimeve digjitale, deri tani ka heshtur. Kjo shton dyshimet lidhur me përmasat e këtij skandali. Nga opozita janë artikuluar akuza që mund të preken edhe njerëz shumë afër zotit Rama. 

 

Mitro tha më tej se në kushte normale, do të ishte e pamundur që qeveria të vijonte punën pas skandaleve të tilla. 

 

Një vit më parë u fol për luftë kibernetike, ndërhyje të Iranit në arkitekturën tonë të sigurisë kibernetike. Këto mund të jenë arsye që e kanë stepur zotin Rama, por do të presim hetimet se deri ku do të shkojnë. Duke qenë se akuza është grup i strukturuar kriminal, ky grup mund të preket edhe nga Ligji Antimafia. 

 

Kur vetë shteti, nëse provohen pretendimet se punonjës dhe zv.drejtori i Policisë së Tiranës është i implikuar në pengmarrjen e biznesmenit, atëherë përgjegjësia mund të shkojë edhe më lart se zonja Karçanaj. Nuk mund ta themi a ka pasur mbrojtje politike, ndoshta mund të themi se ajo ka pasur besueshmërinë e plotë të kryeministrit. Por nuk mund të themi nëse ka vepruar e pavarur me një grup njerëzish që e kanë futur në një qark lidhjesh të paligjshme. Hetimet do të provojnë nëse lidhjet klienteliste, transfertat e parave, mund të implikojnë persona që shkojnë mbi zonjën Karçanaj. Në kushte normale do të ishte e papranueshme që qeverisja të vijonte punën pa dhënë llogari për të gjitha këto që po ndodhin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy