
Maturantët i janë nënshtruar këtë të premte provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të Matematikës.
Të përlotur, pas provimit ata thanë se pyetjet ishin të vështira, madje pretenduan për gabime në formulimin e tyre. As kësaj here nuk mungoi qarkullimi i tezës në rrjetet sociale.



