Papa thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit: Rrespektoni armëpushimin

Papa thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit: Rrespektoni armëpushimin

Papa Francesku gjatë meshës së ditës së dielë ka bërë thirrje që dy palët e përfshirë në konfliktin ushtarak Armeni-Azerbajxhan të ulin armët. Papa ka thënë se duhet të respektohet armëpushimi dhe të mos lejohet që të dëmtohen civilë.

Më herët dy shtetet arritën një armëpushim, por që zgjati vetëm pak orë, me palët që akuzonin njëri-tjetrin për prishjen e saj. Vetëm në orët e fundit si shkak i konfliktit për rajonin e kontestuar të Nagoro-Karabakut janë vrarë nëntë persona.

Sa i përket nisjes së konfliktit të armatosur ai ndodhi më 27 shtator, ndërsa deri më tani në total kanë humbur jetën mbi 400 persona, ndërkohë që mijëra të tjerë janë zhvendosur ose kanë mbetur të pastrehë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy