Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që të rishikojnë traktatin e miqësisë, i cili është firmosur në vitin 1996. Ministri i Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Athinë ku është pritur nga Presidenti, Prokopios Pavlopoulos, si dhe kanë zhvilluar bisedime me homologun e tij Nikos Koçias.



