Një konflikt i ngjashëm si ai me Tom Doshin, ka lindur mes deputetit Eduard Ndocaj dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ndocaj deklaron publikisht se ka marrë kërcënime nga Meta për qëndrimet e tij kritike
Deputeti Eduard Ndocaj deklaron se është kërcënuar nga Ilir Meta. Në një deklaratë në FB, ku denoncon kërcënimin, ai i kërkon ndërkombëtarëve të ndërhyjnë. “SHBA dhe BE duhet të marrin masa ndaj një individi kaq të rrezikshëm dhe jo ta kalojnë në heshtje “.
Duke iu drejtuar personalisht kryetarit të Kuvendit, Ndocaj shprehet:
“Unë jam mësuar me kërcënime zoti Meta, nuk është hera e parë që mi dërgon”, deklaron Ndocaj.Zoti Meta, unë jam i bindur se ti ke forcë politike dhe ekonomike të më vrasësh, të më zhdukësh por jam i bindur se populli shqiptar edhe ty shumë shpejt do të tregojë vendin”
Ndocaj tregon edhe për kërcënime të tjera që ka marrë më parë në emër të Metës, për të cilat ka lajmëruar edhe Gramos Rucin:
“Edhe para 2 vitesh më kanë kërcenuar në emër të metës dhe këtë ja kam thënë edhe Gramozit dhe Ballës , por të garantoj se do më kesh ballë për ballë, po e kërkoj nevoja për duel publik përballë qytetarëve, se nuk më tremb asnjë njeri i keq dhe i pa besë. Ti je mësuar të godasësh pas shpine, siç e thoshte në denoncimin e tij edhe deputeti Doshi, që deshe ta hedhësh në erë veçse falë zgjuarsisë së tij dhe Zotit, ishte fitues ndaj teje”.
Më tej, Ndocaj e akuzon Metën se ka pasuri sheikësh në Londër, e quan sheik mes varfërisë me një vilë me 12 banjo dhe që kushton mbi 5 milion euro dhe një vile në bllok.



