
Pas javësh heshtje, opozitari rus Alexei Navalny rikthehet në rrjetet sociale nga kolonia penale në Arktikun rus ku u transferua.
“Mos u shqetësoni për mua. Jam mirë”, ka shkruar disidenti rus nga burgu, duke publikuar një sërë mesazhesh nga fshati Kharp në Yamal.
“Qyteti më i afërt ka emrin e bukur Labytnangi”, konfirmon opozitari rus në rrjetet sociale, ku me ironi e cilëson veten si “Babadimër me regjim të veçantë”, duke aluduar mjekrën që i është rritur ndërkohë dhe rrobat e rënda prej të ftohtit.
20 ditët e udhëtimit kanë qenë mjaft rraskapitëse, por jam ende në humor të mirë. Më sollën këtu të shtunën mbrëma.
U transportova me një masë të tillë paraprake dhe në një rrugë kaq të çuditshme (Vladimir- Moskë- Chelyabinsk- Yekaterinburg- Kirov- Vorkuta- Kharp) sa nuk prisja që dikush të më gjente këtu para mesit të janarit.
U habita kur dje u hap dera e qelisë me fjalët: ‘Një avokat është këtu për ty’.
Më tha se kisha humbur dhe disa prej jush ishin edhe të shqetësuar. Faleminderit shumë për mbështetjen.
Jashtë nga dritarja ku mund të shoh natën, pastaj mbrëmjen dhe pastaj natën përsëri dhe gardhi është shumë afër.
Dola për një shëtitje në një oborrin e mbuluar nga bora.



