Të gjitha vendet kandidate për anëtarësimin në BE, përfshirë edhe Shqipërinë duhet të dëshmojnë me veprime konkrete zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndëshkimin e politikanëve apo njerëzve me pushtet të përfshirë në afera korruptive.Kështu ka deklaruar Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn i cili shtoi se nuk mjafton miratimi i ligjeve thjesht me votë por duhen veprime konkrete.



