Kanadaja ka bërë të ditur se do të pranojë një numër të madh emigrantësh. Me anë të aplikimit në programin Express Entry, punonjës të profesioneve të ndryshme mund të aplikojnë për punë në një prej vendeve me nivelin më të lartë të jetesës. Procedurat pas aplikimit zgjasin mesatarisht deri në 6 muaj.
Përzgjedhja e kandidatëve për këtë program bazohet në kritere si aftësitë, përvoja, niveli i njohjes së gjuhës dhe arsimimi.
Ata që pozicionohen në krye të listës në bazë të këtyre kritereve fitojnë të drejtën për t’u bërë banorë të përhershëm të Kanadasë.
Ja disa prej profesioneve më të kërkuara në Kanada të renditur sipas kërkesës që ka tregu kanadez:
10. Analistë financiarë dhe investimesh
9. Specialistë të auditit dhe kontabilistë
8. Dizajnues grafikë dhe ilustrues
7. Supervizorë të shitjes me pakicë
6. Profesorë universiteti dhe lektorë
5. Programues kompjuterash
4. Inxhinierë të programeve kompjuterike
3. Analistë të sistemeve informatike dhe konsulentë
2. Kuzhinierë
1. Supervizorë të shërbimeve ushqimore



