
Një jahti luksoz i cili ishte edhe një kazino është përfshirë nga flakët duke i marrë jetën një gruaje 42 vjeçe, ndërsa 15 të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur pasditen e së dielës në bregun perëndimor të Floridas në afërsi të New Port Richey.
Pas shpërthimit të zjarrit 50 persona, të cilët ishin në bordin e jahtit “Sun Cruz Casino” u detyruan nga frika që të braktisnin anijen për të notuar deri në breg.
Zjarri fillimisht shpërtheu në dhomën e motorit dhe më pas përfshiu të gjithë jahtin.
Jahti sapo ishte nisur të dielën pasdite dhe po lundronte nga kanali Port Richey. Sipas autoriteteve vendase 15 njerëz u plagosën nga zjarri, ndërsa 8 prej tyre morën plagë të rënda u dërhuan në spital për ndihmë mjeksore, por askush prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.
Të gjithë pasagjerët që gjendeshin në ujë u nxorrën jashtë dhe u mjekuan menjëherë ekipet e emergjencës.
Kapiteni e çoi jahtin më afër tokës në mënyrë që pasagjerët të cilët ishin në bord mund të hidheshin dhe duke notuar të arinin në breg.



