Meta me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit: Vendit i duhet një ndryshim i madh e i fortë

Meta me të rinjtë e Këshillit Rinor të Ballkanit: Vendit i duhet një ndryshim i madh e i fortë

Presidenti Ilir Meta në një bashkëbisedim të sotmë me të rinjtë, pjesë e aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit është shprehur se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia.

Meta tha se sistemi aktual është bërë pengesë për të ardhmen e fëmijëve në vendin tonë. Sipas tij, kjo është arsyeja pse vendi ka nevojë për një ndryshim të madh.

“Ky sistem është bërë pengesë për të ardhmen e fëmijëve në vend. Shpopullimi i Shqipërisë është një realitet dhe akt konkret. Ndaj them se vendi ka nevojë për një ndryshim të madh. Sepse ky sistem po shtyp ëndrrat e fëmijëve. Në rast se nga Serbia largohet një serb, nga Shqipëria 12 sqiptarë. Nga kosova 1 qytetar nga Shqipëria 4. Në Bosnje largohet 1, nga Shqipëria largohen 18.

Pra nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal. Këta të rinj nuk kanë vende pune. Ka mospërputhje të madhe mes shkollës dhe formimit dhe vendin e punës. Dhe të mënyrës sesi operohet me kërkesat e tregut të punës. Të gjitha këto nuk janë adresuar në mënyrë të qartë në një kohë të gjatë”, u shpreh Meta.

Meta është i mendimit se ndryhsimi duhet të vij nga të rinjtë.

“Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Ky është mesazh që vlen në cdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh  e të forte.

Ky duhet  të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta.

Gjatë këtij bashkëbisedimi online, kreu i shtetit theksoi se nuk është penduar që ka marrë detyrën e presidentit.

Absolutisht nuk jam penduar. Përpiqem që ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale. Ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre. Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë luftarake dhe energjike. Kur erdhi dhjetori pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema. Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luftarak për të luftuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim.”, tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy