Nganjëherë mjafton vetëm pak vullnet për të ndryshuar jetën tënde. Ky është rasti i Jen Selter, një vajzë në SHBA, e cila disa vite më parë ishte thjesht një recepsioniste në një prej shumë palestrave të vendit.
Por duke parë se si transfomoheshin njerëzit pasi kalonin disa muaj aty, ajo iu fut edhe vetë stërvitjes. Falë orëve të tëra stërvitje, disa muaj më vonë Jen u kthye në fenomen në rrjetet sociale ku postonte foto çdo ditë. Ajo u bë modeli që shumë femra synonin të ndiqnin për të përmirësuar pamjen fizike dhe në mënyrë të veçantë fundshpinën.
Selter filloi të shfaqej menjëherë në revista si “Vanity Fair”, “Elle” apo “Huffinton Post”. Ndërsa kompanitë e fitnesit dhe të ushqimeve të shëndetshme i ofruan menjëherë bashkëpunime.
Ajo la punën për t’iu përkushtuar një pasioni të ri, atij të fotografimit dhe shpërndarjes së imazhit të saj, një përvojë e re dhe shumë më fitimprurëse.
