Ëndrrat, paralajmërim apo proces neurologjik? Terapistja Cake shpjegon mesazhet që universi na përcjell përmes tyre

Ëndrrat, paralajmërim apo proces neurologjik? Terapistja Cake shpjegon mesazhet që universi na përcjell përmes tyre

Ekzistojnë disa ëndrra që secili prej nesh i ka parë të paktën një herë në jetë përmes së cilave mund të kuptojmë më mirë veten dhe, në disa raste, të përmirësojmë cilësinë e jetës sonë.

Merita Ceke, terapiste energjie nga Greqia, shpjegon për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” mënyrën se si duhen interpretuar ëndrrat dhe mesazhet që ato përcjellin. 

Sipas saj, ëndrrat janë shpesh paralajmërime që na ftojnë të ndryshojmë realitetin e përditshëm.

Ka disa ëndrra të zakonshme që i shohim të gjithë. Ëndrrat janë mesazhe shpirtërore që na ndihmojnë të kuptojmë gjendjen tonë emocionale dhe të shohim çfarë duhet të ndryshojmë në jetën tonë. 

Ëndrrat mbartin energji dhe, kur arrijmë t’i kuptojmë, ato na japin sinjale për të ndryshuar realitetin. Ato duhet të shkruhen, pasi duke i analizuar për një periudhë kohore, kuptohen mesazhet e përsëritura që vijnë nga nënndërgjegjja.

Ëndrrat shpesh na paralajmërojnë për situata që do të përjetojmë gjatë ditës, ose për mënyrën se si do të ndihemi. Ato janë mesazhe të ndërgjegjes dhe na ndihmojnë të marrim përgjigje për të ndryshuar realitetin tonë sepse ndonjëherë ndërgjegjja na frikëson që t’i japim më shumë rëndësi një çështjeje të caktuar.

Terapistja Ceke sjell edhe disa shembuj të ëndrrave më të zakonshme dhe kuptimin e tyre. 

Ecja zbathur në ëndërr, tregon nevojën për thjeshtësi dhe çlirim nga barrat dhe pengesat e shumta, duke sinjalizuar fillimin e një faze të re të jetës. Ndërsa këmbët me baltë, gjemba apo gurë tregojnë vështirësi dhe pengesa që mund të hasen në jetën e përditshme.

Nëse shohim veten të veshur me fustan të bardhë, kjo sipas saj nuk lidhet domosdoshmërisht me diçka negative, por tregon një moment të ri ose një ndryshim të rëndësishëm që po vjen.

Shtatzënia në ëndërr interpretohet ndryshe, në varësi të situatës personale. Për disa, mund të lidhet me dëshirën për të pasur fëmijë, ndërsa për të tjerë simbolizon një barrë apo përgjegjësi të madhe që ka ardhur koha të lirohet nga ajo.

Edhe gjarpri në ëndërr ka një kuptim të dyfishtë. Nga njëra anë, ai paralajmëron për persona që mund të sillen jo drejt rreth nesh, ndërsa nga ana tjetër simbolizon fuqinë shpirtërore dhe nevojën për t’u lidhur më fort me energjinë e brendshme.

Sipas Cekes, edhe ata që thonë se nuk shohin ëndrra, në fakt i shohin, por nuk i kujtojnë për shkak të bllokimeve emocionale dhe frikërave të pavetëdijshme.

Para gjumit, nëse kemi një shqetësim dhe kërkojmë përgjigje, mund të bëjmë një lutje ose kërkesë të brendshme.

 Kjo quhet ‘ëndërr e komanduar’. Është e rëndësishme që pas zgjimit të qëndrojmë pak me ëndrrën dhe ta kujtojmë, sepse aty fshihen përgjigjet dhe mesazhet e nënndërgjegjes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy