Në një kohë kur Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian Romana Vlahutin kanë ndërmarrë një fushatë për sensibilizimin e klasës politike për të votuar Reformën në Drejtësi.
Partia Demokratike duket sikur po përgatit një tjetër kërkesë për t`ua parashtruar ambasadorëve të akredituar në vendin tonë.
Në orën 13:00 partia demokratike ka lajmëruar mbledhjen e grupit parlamentar ku në fokus të kësaj mbledhjeje nuk është e shumë deshiruara Reformë në Drejtësi por një tjetër reformë, ajo Zgjedhore.
Nuk dihet ende nësë kreu i PD-së Lulzim Basha do ta shtrojë si kusht Reformën Zgjedhore për të votuar atë në Drejtësi apo është thjesht një parapërgatitje për të votuar edhe Reformën Zgjedhore
