Avionët dhe tanket izraelite goditën zonat anembanë Gazës, thanë banorët, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu mes thirrjeve të SHBA-së për një fushatë ushtarake më të fokusuar.
Sullivan pritet të bëjë presion që Izraeli të ndjekë militantët e Hamasit në një mënyrë të targetuar, jo me një sulm në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, tha Shtëpia e Bardhë përpara diskutimeve.
Izraeli po mësyn në drejtim të qytetit për të cilin thotë se është bastioni i fundit i forcave të Hamasit. Qindra mijëra palestinezë janë larguar nga zona që ishte një nga vendet e tyre të pakta të strehimit.
"Në të gjithë Rripin e Gazës, nuk ka asnjë siguri,"u shpreh Sahar Omran, e cila i tha Reuters se familja e saj kishte ikur nga Rafah dhe sapo ishte kthyer në atë që kishte mbetur nga shtëpia e tyre në qytetin jugor Khan Younis se ata kishin ikur gati pesë muaj më parë.



