Hektor Balili thotë se për vëllain e tij, Klement Balili nuk ka asnjë urdhër arresti dhe shton se gjithçka që po qarkullon në publik rreth tij është e gjitha një lojë politike. Hektori deklaron se Klementi jo vetëm që nuk është arratisur, por madje vijon jetën e tij normalisht.
“Klementi këtu ka qenë tërë kohës. Sot u nis në Tiranë për dokumente, sepse për atë nuk ekziston urdhër arresti. Kjo është e gjitha një lojë politike”, shprehet ai.



