Sfidat e peshkimit, Kristo: Bilanci import-eksport pozitiv, prodhimet tona të vlerësuara në tregun ndërkombëtar (VIDEO)

Sfidat e peshkimit, Kristo: Bilanci import-eksport pozitiv, prodhimet tona të vlerësuara në tregun ndërkombëtar (VIDEO)

Zëvendësministri i bujqësisë Roland Kristo në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar sfidat e peshkimit ku u shpreh se ky sektor sjell rritje të eksporteve. Ai tha se përgjatë vitit 2022 vlera e eksporteve kapi shifrën e 133.5 mln euro, ndërsa theksoi se peshën më të madhe me 10 mln euro e mban koca dhe levreku. Sipas tij, bilanci mes eksporteve dhe importeve është pozitiv dhe se prodhmet tona janë të vlerësuara në tregun ndërkombëtar. “Situata paraqitet e mirë, peshkimi detar sektori është sektori më i formalizuar i ekonomisë shqiptare, kjo sjell punësim, rritje të eksporteve pa harruar që ndoshta është e ardhmja e peshkimit tendenca në nivel botëror. Nëse flasim me shifra në 2022 eksportet ishin 133.5 mln euro, speciet kryesore që eksportojmë janë koca dhe levreku, me 10 mln euro. Ne kemi treg të hapur dhe kemi prodhimet tona që shquhen për cilësinë të cilat janë të vlerësuara edhe në tregjet ndërkombëtare. Bilanci i import-eksportit është pozitiv. Shqipëria më shumë importon se sa eksporton. Ne importojmë një pjesë që shkon për përpunim, një pjesë për konsum dhe një pjesë që është i përpunuar. Shqipëria ka tarifa zero që të gjithë peshqit hyjnë pa taksa doganore dhe sektori peshkimit Shqipërisë i është dashur të përshtatet me OBT për të qenë konkurrues jo vetëm me prodhimet e importit por dhe eksportin dhe ato janë të një cilësie të mirë”. Ndërsa lidhur me peshkimin e paligjshëm, Kristo tha se dhe në Mesdhe gjetja e resurseve të peshkimit nuk është e mirë. Ai theksoi se që nga viti 202o nuk jepen më leje peshkimi dhe se momentalisht kemi vetëm 220 leje. “Unë po them që në fakt në të gjithë Mesdheun gjendja e resurseve të peshkimit nuk është e mirë, pra jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Mesdheun është gjendje e mbi peshkuar, kemi probleme me rezervat. Këto të dhëna flasin për mesataren e resurseve të Mesdheut. Ka përmirësim krahasuar me disa vite më parë, situata po shkon drejt përmirësimit dhe kjo falë marrjes së disa masave ku një është dhe ajo që kemi marrë ne, që nga 2020 s’ka më leje peshkimi, kemi vetëm 220 leje peshkimi. Po flas për peshkimin profesional nga ana tjetër është dhe sektori artizanal me varkat e vogla, dhe këto janë më e vështirë për tu mbajtur në kontroll. Është impakti që ka peshkimi artizanal është më i vogël krahasuar me atë profesional”. Sa i përket infrastrukturës, Kristo u shpreh se probleme ka infrastruktura portuale dhe se po punohet për rritjen e kapaciteteve në portin e Durrësit. Sipas tij, në portin e Shëngjinit do investohet nga një subjekt privat, ndërsa bëri me dije se 25 mln euro janë planifikuar për përmirësimin e porteve. “Portet në bazë të ligjit ka disa forma të menaxhimit, siç është ai i portit në Shëngjin, ose përmes shoqatave siç është ai në portin Durrës, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë si Vlorë dhe Sarandë. Sa i përket infrastrukturës natyrisht që ka probleme dhe ne jemi në fazat e një projekti të madh dhe jemi në fazën e negocimit të një kredie të butë e cila parashikon investimet qoftë në portin e Durrësit për të rritur ankorimet e anijeve të peshkimit. Në portin e Vlorës është një projekt porti i Zvërnecit do shndërrohet në një port peshkimi dhe turistik, po kështu dhe për portin e Sarandës që do ndërtohet një port i ri. Kredia është rreth 25 mln euro e cila është parashikuar dhe për ndërtimin e pikave të zbatimit përgjatë bregdetit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy