
Presidenti Ilir Meta nga Shkodra ka folur për garën për zgjedhjet e pjesshme lokale për të cilat tha se nuk ka shmangie të asnjë force politike. I pyetur nëse është e favorizuar maxhoranca në këto zgjedhje, Meta u shpreh se të favorizuar janë qytetarët. Nuk la pa shprehur as dëshirën që zgjedhjet të zhvilloheshin në të gjitha bashkitë, por Meta theksoi se një gjë të tillë e ndalon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
S’ka asnjë shmangie të asnjë force as të PD as të PD, LSI, të asnjë force në Kuvend apo që është pjesë e sistemit tonë politik, aq më tepër është një mundësi dhe për shoqërinë civile dhe për grupet e interesit për çdo qytetar, të marrë pjesë dhe të kontribuojë në këtë situatë. Të favorizuar janë qytetarët të cilët do kenë mundësinë të zgjedhin mes disa kandidatëve, sepse s’e kanë pasur këtë mundësi tani u jepet si mundësi. Presidenti merr informacion për këto çështje nga KQZ dhe këshilli i ministrave, s’ka pasur informacion nga këto institucione dhe presidenti ka bashkëpunuar sapo u bë i qartë që s’mund të ketë vendim tjetër të kushtetueses. Presidenti priste që të kishin mundësi qytetarët të zgjidhnin kudo jo vetëm në këto 6 qytete, vendimi i gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur”.
Ai foli dhe për vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe vendimin që pritet të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se vendimi ishte një farsë jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste.
Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës vetëm se ka bërë një intervistë tek kolegu juaj, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe pozitive. Ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 marsi.



