Në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar një rritje e ndjeshme e fluksit të automjeteve, pasi emigrantët që festuan Pashkët në Shqipëri janë duke u rikthyer drejt Greqisë.
Sipas të dhënave nga autoritetet kufitare, dhjetëra mjete kanë krijuar radhë që shtrihen në mbi 1 kilometër, duke sjellë ngarkesë të shtuar në dalje.
Në anën shqiptare po punohet me kapacitet të plotë, me 5 sportele aktive në dalje, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje, me qëllim përballimin e fluksit.
Burime nga dogana bëjnë me dije se situata është krijuar vetëm në minutat e fundit, pasi më herët qarkullimi ka qenë i qetë.
Autoritetet theksojnë se janë marrë masat e nevojshme për të shmangur pritjet e gjata të qytetarëve.



