Bjellorusia kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë

Bjellorusia kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka kërcënuar të dielën se do të tërhiqet nga nënshkrimi i marrëveshjes së integrimit me Rusinë muajin tjetër, nëse Moska nuk arriti të zgjidhë mosmarrëveshjen e tyre për subvencionet e energjisë.

Rusia e ka mbështetur aleatin e saj tradicional me hua dhe subvencione për ta mbajtur Bjellorusinë në orbitën e saj politike, por tani planifikon t'i heqë këto për të zvogëluar barrën për ekonominë e saj.

Kjo ka tensionuar lidhjet mes vendeve ndërkohë që Lukashenko ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.

Bjellorusia ka thënë që ka humbur qindra miliona dollarë në vit nga ndryshimet në politikën e taksave ruse dhe është përpjekur të negociojë për kompensimin. Rusia thotë se subvencionet kushtojnë asaj miliarda dollarë.

Të dy vendet do të nënshkruajnë një plan strategjik në dhjetor për t’i sjellë më pranë ekonomitë e tyre.

Kjo përfshin një kod të unifikuar të taksave, mbikëqyrje bankare, dhe një rregullator të përbashkët të tregjeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike, sipas detajeve të planit të zbuluar nga gazeta ruse “Kommersant” në shtator. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy