Gjykata e Posaçme rrëzon hetimin e SPAK për tenderat e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes

Gjykata e Posaçme rrëzon hetimin e SPAK për tenderat e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar hetimin e SPAK për tenderat e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas GJKKO, nuk ka shkelje të barazisë në tendera.

SPAK mori në hetim të pandehur katër zyrtarë, mes tyre edhe sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes. Sipas GJKKO, duhet verifikuar vetëm shpërdorimi i detyrës që është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës Tiranë.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet dërgoi në gjyq tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Ylli Imerin, Dafina Keçën dhe Andrea Dapajn për shkelje të barazisë në tendera dhe drejtorin e rezervave të shtetit Sokol Zaimi për shpërdorim detyre.

Pas regjistrimit të kallëzimit nga PD në datë 10 prill të vitit të kaluar SPAK nisi hetimet për tenderin e ushqimeve dhe atë të blerjes së materialeve mbrojtëse për personelin e Forcave të Armatosura.

Për tenderin e ushqimeve SPAK thotë se nga hetimet ka rezultuar se “Ministria e Mbrojtjes në 25 mars të vitit 2020 bëri shpalljen e procedurës me negociom pa shpallje paraprake për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë si rezultat i situatës së krijuar nga pandemia. Kompania fituese ishte Eurovia.

Për tenderin u mor në pyetje edhe Olta Xhaçka, asokohe ministre e Mbrojtjes. PD akuzoi kryeministrin dhe ministren e Mbrojtjes se dhanë një tender 1,5 milion euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit pa garë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy