Gjergj Bojaxhi, përfaqësues i Shoqërisë Civile ishte sot i ftuar në studion e TemA TV për të komentuar raportin e publikuar një ditë më parë nga "Transarency International" lidhur me nivelin e korrupsionit në Shqipëri.
Ai tha se raporti tregon atë që në fakt është reale në Shqiperi, kapjen e institucioneve shqiptare nga politika dhe lënien jashtë llogaridhënies së opinionit publik.Gjergj Bojaxhi tha se vetëm reformat nuk i zgjidhin problemet e Shqipërisë.Sipas tij, klasës politike shqiptare i duhet dhënë mesazhi me votën e qytetarëve për qeverisjen dhe modelin politik që kërkon populli shqiptar.
Në lidhje me Reformën në Drejtësi, përfaqësuesi i shoqërisë civile theksoi se " Dy objektivat kryesore të reformës janë reduktimi i korrupsionit në Gjyqësor dhe pavarësia e gjyqësorit nga klasa politike por Reforma në Drejtësi nuk i ka zgjidhur keto dy probleme. "Partitë e mëdha politike e kanë kapur gjithë sistemin sepse nuk mund të sfidohen politikisht" - tha Bojaxhi sipas të cilirt gjyqtarët janë të influencuar nga politika, prokuroria, policia, KQZ dhe gjithë institucionet janë të influencuara politikisht.
Në lidhje me Mediat,Bojaxhi konfirmoi përfundimin e raportit të Transparency International se "Mediat në Shqipëri janë bërë pjesë e pazareve politike dhe ekonomike" ndërsa lidhur me shoqërinë civile ai u shpreh se " Shoqëria Civile e ka kthyer aktivitetin e saj ne biznes". Vetëm rrjetet sociale i japin mundësi alternativave të thonë zërin e tyre - përfundoi përfaqësuesi i Shoqërisë Civile,Gjergj Bojaxhi.



