Ukraina po përgatit një milion forca luftarake të pajisura me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia. Një deklaratë e tillë u bë e ditur nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, në një intervistë për Sunday Times.
Ai deklaroi se Presidenti Volodymyr Zelensky ka dhënë urdhër për zhvillimin e planeve për çlirimin e zonave bregdetare, të konsideruara jetike për vendin.
Ne e kuptojmë se është politikisht e nevojshme. Presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet.
Nga ana e tij, Presidenti Zelensky deklaroi në mesazhin e tij të fundit se autorët rusë të sulmit në Donetsk do të ndëshkohen.
Një sulm me raketa në qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetskut. Të gjithë ata që japin urdhra për sulme të tilla, të gjithë ata që i kryejnë duke synuar qytetet tona, zonat e banuara, vrasin absolutisht në mënyrë të qëllimshme.
Pas sulmeve të tilla, ata mund të thonë se nuk e dinë ose nuk e kanë kuptuar. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus.
Ashtu si nazistët dhe ata nuk duhet të presin që shteti i tyre t’i mbrojë. Rusia do të jetë e para që do t’i braktisë kur të ndryshojnë rrethanat politike.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u bëri thirrje edhe një herë banorëve të zonave të pushtuara të rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Është e nevojshme të bëhet evakuimi në mënyrë që forcat e armatosura të Ukrainës të mos rrezikojnë popullsinë civile gjatë operacioneve sulmuese.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi gjashtë katëshe në qytetin e Kharkiv, në Ukrainën lindore, duke e shkatërruar atë pjesërisht, ndonëse nuk raportohet asnjë viktimë.



