Isa Mustafa deklaroi këtë të shtunë se LDK do të marrë pjesë në zgjedhje dhe madje, me një kandidat të ri për Kryeministër. Mustafa nuk preferoi të publikontë ndonjë emër por mohoi zërat se ai mund të rikandidonte për të njëjtin post.
“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër”, ka thënë Kryeministri në ikje.
Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka shtuar ai. “Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë, me Sekretarin, me Kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”, shtë shprehur Isa Mustafa, i cili nuk shprehu pendim për koalicionin me PDK-në.
Në qoftë se do të më pyetni mua se sikur të kthehenit në vitin 2014, unë ju them se do të vendosja të njëjtën. Koalicionin e kemi bërë për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës”, ka thënë Mustafa. “Ata nuk na kanë tradhtuar neve. E kanë tradhtuar vetveten”, theksoi ai më tej, duke shtuar se LDK ka dhënë një shembull të mirë.



