Këshilli i Sigurimit diskuton sot raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit diskuton sot raportin për Kosovën

Ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojnë sot raportin gjashtëmujor të shefit të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbi gjendjen në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në raportin e tij, siç citohet, ka akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për obstruksion të punës së Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

 Katër faqet e para të raportit flasin për politikat kryesore dhe zhvillimet e çështjeve të sigurisë. “Sfida të ndryshme kanë hasur njerëzit dhe institucionet në Kosovë, por më kryesorja ka qenë Covid-19, krizë që përveç ndikimit në shëndetin publik ka pasur pasoja serioze politike, ekonomike dhe sociale”, shkruhet në fillim të raportit.

Raporti numëron ndër zhvillimet politike heqjen e besimit qeverisë së Albin Kurtit, dy muaj mbas qëndrimit në pushtet dhe ngritjen e akuzave nga Dhomat Speciale të Kosovës kundër presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilat “e komplikuan më tej skenën politike të Kosovës”.

Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka përshëndetur vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit e Prishtinës, dhe ka theksuar se vihet re një energji e re e orientuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Raporti aktual trajton periudhën 16 mars-15 shtator të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy