Marc Anthony është duke u ndarë nga e shoqja, me të cilën është martuar dy vite më parë.
Lajmi vjen vetëm pak orë pasi ish-gruaja Jennifer Lopez e puthi në buzë para një publiku të gjerë.
Anthony dhe Shanon de Lima raportohet se kanë pasur disa kriza muajt e fundit. Ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Por puthja në Latin Grammy duket se i ka vënë vulën ndarjes së çiftit. Megjithatë, menaxheri i Lopezit ngul këmbë se këngëtarja dhe ish-bashkëshorti Anthony, me të cilin ka dy fëmijë, nuk janë rikthyer bashkë.



