Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga autoritetet vendore në Durrës për pastrimin e hapësirave publike, bulevardi “Epidamn” në Durrës është zbrazur i gjithi.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se deri më tani nuk ka pasur incidente.
Për aksionin ka pasur pakënaqësia prej faktit se ky aksion ndodh në mes të sezonit turistik. Aksioni i paraprin vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit në orën 17.00.
Është konfirmuar se do të jetë në qytetin bregdetar dhe më tej do të ketë një mbledhje në një ambient në zonën e Gjirit të Lalzit.



