Soko: 60% të çmimit të naftës e përbën ngarkesa fiskale. Monopol dhe “marrëveshje kartel” në treg

Soko: 60% të çmimit të naftës e përbën ngarkesa fiskale. Monopol dhe “marrëveshje kartel” në treg

Ndërsa nafta renditet në minimum historike më bursa, Shqipëria është mes pesë vendet me çmimet më të shtrenjta në Europë dhe për këtë eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se ndodh pasi kemi ndër më të lartat në botë ngarkesën fiskale që i kemi vendosur naftës.

Në emisionin “MCN Economy” ai deklaroi se tregu ynë nuk është konkurrues, por është monopol dhe importon vetëm “Kastrati oil” në masën 96%.

Sipas tij, kur kemi një situatë monopol në treg, monopoli sillet sipas interesit të vetë dhe jo sipas interesit të tregut dhe se pavarësisht se e blen më lirë, diferencën e çmimit e fut më lirë dhe nuk e reflekton në shitje.

Soko foli edhe për “marrëveshjen kartel” të operatorëve të shitjes me pakicë, e cila parashikon një rënie dakord që çmimet ti mbajnë të njëjta, duke e krahasuar me paktet e mafias.

Ne e kemi naftën më të shtrenjtë pasi ngarkesa fiskale që i kemi vendosur naftës, është ndër më të lartat në botë. Ne kemi rreth 34 lekë akcizë të indeksuar, kemi 27 lekë taksën e qarkullimit, 3 lekë taksën e karbonit, kemi dhe disa tarifa të tjera.

Kemi taksën lokale të shitjes së karburanteve që i vendoset pikave të karburantit, e cila në Bashkinë Tiranë është 5 milionë lekë.

Të gjitha këto pasi mblidhen shkojnë te 75-76 lekë, shto dhe 20% më tepër Tvsh të ngarkesës fiskale. Shkon diku te 100 lekëshi, ndaj e kemi në kuotën e 175 lekëve për litër.

60% të çmimit e përbën vetëm taksa, vetëm ngarkesa fiskale. Maqedonia e ka 20 cent akcizën, Kosova 20 cent.

Ne kemi një sistem tatimor i cili ka dështuar të mbledhë të ardhurat e veta në burim dhe ia ngarkon konsumit. Shtetit do t’i duhej që të gjithë barrën duhet ta kishte deleguar aty ku buron e ardhura.

Por duke qenë se kemi shumë vrima në sistemin e mbledhjes së të ardhurave, nuk e mbledhim dot aty dhe Tvsh, akcizën, i mbledhim në doganë, ia ngarkojmë mallit menjëherë.

Plotësojmë defiçencat me taksa të sajuara, si taksa e qarkullimit. Shteti ia pret shkurt dhe ia vendos naftës.

Ka një lidhje mes naftës së rafinuar dhe asaj bruto, por jo detyrimisht reflektimet janë në të njëjtën kohë. Dieseli mund të reflektojë uljen e çmimit, brenda dy muajsh.

Tregu jonë nuk është konkurrencial, është monopol. Importon vetëm “Kastrati oil”, rreth 96%.

Ky është problemi i parë që ne kemi. Kur kemi një situatë monopol në treg, monopoli sillet sipas interesit të vetë dhe jo sipas interesit të tregut.

Ai vërtetë e blen më lirë, por nuk ta shet ty më lirë, diferencën e çmimit e fut më lirë. Flasim për qindra miliona euro.

Prandaj luftohet tregu monopol, sepse dëmtojnë konsumatorin në përfitim të një ose dy individëve.

Operatorët e shitjes me pakicë lidhin një "marrëveshje kartel," që është rënie dakord që çmimet t’i mbajnë të njëjta. Këtu ekonomia e tregut fiket.

Bien dakord që çmimin e naftës të mos e kenë të ndryshëm. Këto janë "marrëveshje kartel", janë si paktet e mafias.

Prandaj nuk sheh asnjë pikë karburanti që të reflektojë ndryshimet që ndodhin në tregun ndërkombëtar.

Karteli në Shqipëri i ka krahët e ngrohta në shtet. Karteli i fikson çmimet, nuk lejon njeri t’i thyejë se përndryshe ndëshkimi do bjerë mbi të.

E lejojnë! Autoriteti i Konkurrencës është i pari që e lejon. Pse e lejojnë? Natyrisht korrupsioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy