Duke folur mbi teoritë gjinore në emisionin “Arnautistan” regjisori Kastriot Çipi tha se premisa për barazi mes mashkullit dhe femrës është e mirë, por teoritë manipulohen dhe përdoren për politikë duke iu imponuar shumicës së popullsisë.
Teoria gjinore niset nga premisa e mirë për të pasur barazi midis meshkujve dhe femrave. Spekulon me këtë, manipulon, krijon një tjetër situatë dhe kthehet në sebep për luftë, i 1 për qind mbi 99 për qind të popullatës, kërkon t’i imponojë normat e veta, që janë dogma”.
Pyetjes së moderatorit Nano: A ke respekt për këtë 1 për qind? Çipi i përgjigjet:
Unë kam respekt për njerëzit që bëjnë pjesë në një komunitet të caktuar që s’është komuniteti im, por s’kam respekt për ‘aktivistët’ që manipulojnë me të drejtat e tyre dhe mbjellin konflikt në shoqëri”.
Duke u ndalur te njerëzit që nuk ndihen ashtu sikundër janë biologjikisht, Çipi tha se e respekton zgjedhjen e tyre, por ndjen keqardhje për ta, sikundër ndjen për një njeri që konsumon alkool.
Unë kam keqardhje, por edhe respekt. Është zgjedhje e gjithsecilit. Mua më vjen keq që e bëjnë atë zgjedhje, siç më vjen keq për dikë që pi alkool. Mirë do ishte të mos pinte se dëmtonte shëndetin. Unë do ta mbroj të drejtën tënde të pish alkool. Mua më vjen keq që ai s’e di çfarë është. Këta njerëz kanë kriza të tmerrshme, se këta nuk thonë vetëm jam mashkull dhe ndihem femër, apo e anasjellta, këta thonë edhe që s’ndihem asnjëra as tjetra. Këta thonë edhe jam ujk! Ka njerëz që pretendojnë që janë ujq! Mua më vjen keq për ta, unë s’i urrej, s’dua t’u kursehen të drejtat, por kam problem me militantët që e përdorin për politikë këtë kategori njerëzish. Na sulmojnë, na akuzojnë, kërkojnë të na fusin në kod penal dënime për të na kontrolluar gjuhën. Kjo është komunizëm. Këtë e kemi provuar, nuk kemi përse të kthehemi pas”.



